Është 50 vjeç, por sa herë që shfaqet në publik ajo shkëlqen. Edhe mbrëmjen e të martës, në premierën e filmit të fundit “Marry me”, ku luan bashkë me Owen Wilson, Jennifer Lopez u shfaq vezulluese, me një fustan ngjyrë argjendi që tregonte më së miri format perfekte.
Me taka të larta dhe gjithmonë në humor, Lopez bëri për vete fansat e shumtë që ishin mbledhur rreth tapetit të kuq.
Filmi i fundit i JLo bazohet në një novelë komike të Bobby Crosby, ku një yll i dëshpëruar i muzikës pop sheh një adhurues me një tabelë në dorë ku shkruhet “Martohu me mua” dhe vendos të pranojë ofertën, pasi i fejuari e braktis në altar.
Komedia është vlerësuar së tepërmi dhe është filmi i dytë i këtij viti për aktoren, e cila luan rol protagonist edhe te “Hustlers”, filmin që tregon historinë e balerinave striptiste. (A2 Televizion)