
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 81 të tjerë.
“Pamje tragjike vijnë nga Stambolli. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humbën jetën dhe të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan ministrja në Twitter.
Ndërkohë, përmes Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Stamboll bëhet e ditur se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar, ndërsa është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke. (A2 Televizion)