Xhihadistët vrasin 37 minatorë të një kompanie kanadeze

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 09:18 | Bota
Xhihadistët vrasin 37 minatorë të një kompanie kanadeze

Persona të armatosur, që dyshohet të jenë xhihadistë, sulmuan autobusët e një kompanie minierash në Burkina Faso duke lënë 37 viktima dhe plagosur 60 të tjerë.

5 autobusëve që transportonin minatorët e firmës kanadeze Semafo iu zu pritë rreth 40 km në lindje të qytetit Bongou. Përpara se të sulmoheshin punëtorët, u hodh në erë dhe makina ushtarake që i shoqëronte ata.

Raportohet se ky është sulmi i tretë më vdekjeprurës ndaj stafit të Semafo në 15 muaj. Kompania kanadeze vendosi të rrisë ndjeshëm masat e sigurisë vitin e kaluar pas sulmeve ndaj 2 minierave të saj në vend. Përmes një komunikate për shtyp, Semafo ngushëlloi familjet e viktimave dhe deklaroi se akte të tilla nuk do ta ndalin punën e saj në Burkina Faso. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos