Xhinset 165 vjeçare që u shitën për shifrën rekord

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 19:46 | Lifestyle

Një palë xhinse 165-vjeçare të krijuara nga Levi Strauss të epokës së Etheve të Arit në Kaliforni u shitën në një ankand për shifrën rekord të 114 mijë dollarëve.

Pantallonat ishin pjesë e 270 “thesareve” të gjetura në një anije të fundosur, e cila u zbulua së fundmi, e njohur si Anija e Arit, e shkatërruar në fund të Oqeanit Atlantik.

Në ankand pati më shumë se 7,500 ofertues nga e gjithë bota të cilët ‘luftuan’ me njëri tjetrin për të bërë të tyret bizhuteri, këmishët e Brooks Brothers dhe kapakun e kutisë më të vjetër të njohur të dërgesës së thesarit Wells Fargo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos