Xhuxhat kundër demave

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 19:44 | Lifestyle

Për shekuj me radhë, Spanja ruan jo vetëm traditën e luftës me dema, por edhe luftën e xhuxhave me dema më të vegjël.

Megjithatë, vitet e fundit janë bërë shumë hapa përpara për ta bërë të paligjshme futjen në arenë të personave me këtë çrregullim.

Një aktiviste shprehet: “Njerëzit duhet të kuptojnë që xhuxhat bëhen objekt talljeje kur dalin në publik, duke luftuar demin. Edhe në rrugë, njerëzit bëjnë ironi kur i shohin. Ky lloj sporti duhet të bëhet i paligjshëm sa më parë”.

Lufta me dema është e ligjshme në pjesën më të madhe të Spanjës, duke përjashtuar vetëm disa zona të vogla ku nuk lejohet më. Në vitin 2012, Katalonja e bëri të paligjshme këtë sport, por 4 vite më vonë, vendimi u hodh poshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos