
Pa Neymar, Mbappe, Icardi e mungesa të tjera, PSG e ka nisur kampionatin francez me humbje, duke u mposhtur 1-0 nga Lens.
Me Verratin në mesin e fushës, një nga yjet e rrallë të paprekur nga Covid-19, skuadra e Tuchel nuk mund të bënte më shumë se të kontrollonte topin, ndërsa rastet për gol ishin shumë të rralla.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në pjesën e dytë nga Ganago, i cili përfitoi nga një gabim amatoresk i portierit të PSG-së.
Ndërkohë, ajo që ra më shumë në sy në këtë ndeshje ishin tifozët e shumtë të pranishëm në stadium, të cilët të krijonin idenë se tashmë është rikthyer normaliteti. Madje, te goli i vetëm i sfidës, ata festuan së bashku me lojtarët. (A2 Televizion)