Ylli i Dortmund debuton në Europian, futbollisti më i ri i të gjitha kohërave

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 18:19 | Futboll
Ylli i Dortmund debuton në Europian, futbollisti më i ri i të

Minuta e 52-të e ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë hyri në historinë e kampionateve europiane. Trajneri anglez aktivizoi Jude Bellingham në vend të Harry Kane dhe e bën yllin e Dortmund lojtarin më të ri të të gjitha kohërave që ka marrë pjesë në një finale të Kampionatit Europian, 17 vjeç e 349 ditë.

Ky rekord mbahej nga futbollisti holandez Jetro Williams, i cili në moshën 18 vjeç e 71 ditë debutoi në Euro 2012, kampionat i mbajtur në Poloni e Ukrainë.

Njëkohësisht, Jude Bellingham bëhet anglezi më i ri që ka luajtur në një turne të një niveli të tillë ndërkombëtar.

Bellingham ka shkëlqyer këtë sezon në radhët e gjermanëve të Dortmund, me të cilët është aktivizuar në 29 ndeshje dhe ka realizuar edhe një gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos