Ylli i Hollivudit shndërrohet në hero, i shpëton jetën vogëlushit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 18:26 | Showbiz

Danny Trejo është i njohur për role të personazheve negativë në Hollivud, por së fundmi është shndërruar në heroin e ditës në Kaliforni.

75-vjeçari ka arritur të shpëtojë një fëmijë të bllokuar në një automjet të aksidentuar të mërkurën në Silmar të Kalifornisë.

"U afrova menjëherë pranë makinës dhe e vetmja gjë që më erdhe në mendje në atë moment ishte të nxirrja fëmijën nga automjeti, por ishte e vështirë pasi nuk hiqej rripi i sigurimit”, tha aktori.

Nga aksidenti tre persona u transportuan në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos