
Armando Broja vazhdon të shkëlqejë me të rinjtë e Chelsea-t dhe këtë gjë e ka bërë këtë herë në UEFA Youth League.
Ylli i Shpresave të Shqipërisë ishte në formacionin e skuadrës londineze ndaj Valencias dhe gjeti edhe rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, në ndeshjen e mbyllur në barazim 3-3.
Ky sezon ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për talentin e ri shqiptar, i cili ka arritur të shënojë 6 gola në 5 ndeshjet e para në kampionat me skuadrën e 18-vjeçarëve të Chelsea-t.
Ai u bë pjesë e Shpresave të Shqipërisë në ndeshjet e muajt shtator, ku skuadra kuqezi u mposht dy herë nga 4-0, nga Franca dhe më pas edhe nga Austria, por nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës. (A2 Televizion)