Yuri Kim: Disa po përpiqen të intimidojnë prokurorët dhe gjykatësit, duhet të ngrihemi kundër tyre

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 16:23 | Aktualitet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri thirrje organeve të reja të drejtësisë që të mos qëndrojnë kokulur përpara përpjekjeve për të sabotuar punën e tyre. Duke komentuar nga Shkodra takimet me drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kim tha: “Ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional. Kemi parë që disa po përpiqen ta pengojnë punën e tij dhe të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët. Ka ardhur koha që të ngrihemi kundër tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos