Yuri Kim e nis javën në Vlorë, foto me peshkatarët dhe disa zonja të qytetit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 12:34 | Lifestyle

Edhe pse sezoni turistik veror është mbyllur prej disa javësh, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, nuk e ka ndërprerë turin e vizitave në qytete të ndryshme të vendit.

“E lumtur që nis javën me një shëtitje në plazh në Vlorë”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Instagram, për të shoqëruar disa foto, ku shfaqet nën shoqërinë e disa zonjave vlonjate, apo peshkatarëve të zonës.

Ambasadorja Kim poston shpesh fotografi nga vendet që viziton në vendin tonë, një shkëputje e këndshme për të nga çështjet e rëndësishme të politikës me të cilat është marrë në muajt e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos