
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shpesh herë në “majën” e diskutimeve politike, por këtë fundjavë ka vendosur të arrijë edhe në majën gjeografike të vendit.
Me një postim në Facebook, ambasadorja tregoi pasionin e saj për alpinizmin dhe arritja e pikës më të lart në republikë, atë të Korabit me 2764 metra.
“Ndoshta varet nga origjina e familjes time, por gjej gjithmonë frymëzim në malet shqiptare. Besoj se malësorët janë të gjithë njësoj, pavarësisht vendit ku ndodhen”, komenton ambasadorja fotografitë e saj në malin më të lartë shqiptar.
“Me verën që po mbaron, kam reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë para meje. Vendosa të përgatis sezonin e ri duke ngjitur maj më të lartë të Shqipërisë, atë të Korabit! Nuk isha më e shpejta dhe më e forta, zgjati më shumë sesa kisha menduar, por së fundmi me përkushtim ia arritëm qëllimit. Kjo më kujtoi rëndësinë e të qënurit të fokusuar në objektivat, duke qenë e rrethuar nga miq që të inkurajojnë dhe rrinë me ty deri në fund, pa u dorëzuar. Hap pas hapi, ne mund të arrijmë objektivat së bashku”, shkruan Kim në statusin e saj, ku nuk mund të mos nënkuptohet edhe një mesazh politik, përtej atij sportiv. (A2 Televizion)