
Ambasadorja Yuri Kim u jep fund spekulimeve në lidhje me Tom Doshin, i cili është regjistruar në KQZ, nën siglën e PSD-së . Në një postim në Twitter ambasadorja Kim shprehet se ka marrë sigurinë nga Rama, që Tom Doshi nuk do të jetë pjesë e qeverisë së tij.
Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që Rama do të formojë”, shkruan Yuri Kim.
Ambasadorja amerikane u ka bërë shpesh thirrje partive politike që të mos kandidojnë njerëz me të shkuar kriminale.
Pak ditë më parë, diplomatja amerikane doli në një reagim të qartë se personat që janë në listën e zezë amerikane, mes të cilëve që nga vitit 2018 është edhe Tom Doshi, nuk duhet të garojnë në zgjedhje. (A2 Televizion)