
Italia është e vendosur për të mos lejuar më ankorimin e anijeve të organizatave humanitare që sjellin emigrantë në vend.
Pas ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, edhe ministrat Elisabetta Trenta dhe Danilo Toninelli, firmosin moslejimin e anijes “Alan Kurdi” që të zbarkojë të 13 emigrantët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, në Itali.
Italia i ka bërë thirrje edhe më herët vendeve të tjera evropiane që të mbajnë peshën e tyre për përballimin e situatës së emigrantëve në një kohë kur vendi fqinj mbetet edhe porta kryesore hyrëse e tyre për në Evropë.
Çështja e emigrantëve është një tjetër argument që përbën “mollën e sherrit” mes koalicionit qeverisës të sapokrijuar mes PD dhe Lëvizjes 5 Yjet. (A2 Televizion)