Zbulohet buxheti! Më shumë para u shpenzuan për marketing sesa për të bërë filmin “Barbie”

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 22:35 | Lifestyle
Zbulohet buxheti! Më shumë para u shpenzuan për marketing sesa

Filmi 'Barbie' ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht, ekipi i marketingut është përgjegjës për këtë.

Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar Barbit, madje edhe festa “rozë”  u organizuan për të promovuar filmin e Greta Gerwig.

Në fakt, në një botim të Variety thuhet se buxheti i dhënë për marketing ishte shumë më i madh se ai për krijimin e filmit. Sipas informacioneve, marketingu ka kushtuar 150 milionë dollarë, ndërsa i gjithë krijimi i “Barbie” ka kushtuar 145 milionë dollarë.

Duket sigurisht se këto para kanë “zënë vend”, pasi filmi ka thyer çdo rekord në arkat botërore, duke mbledhur 775 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos