Zbulohet “Cordyceps militaris”, kërpudha zombie, simbol i mjekësisë tradicionale kineze

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 21:32 | Lifestyle

Kërpudha zombie, e cila doli në pah me serialin e njohur televiziv "The Last of Us" dhe besohet se do të “pushtojë” trurin e njerëzve, është gjetur edhe në Stamboll. Ekspertët që ekzaminojnë kërpudhat deklaruan se ka më shumë se 400 lloje të kësaj specieje të rrallë.

Kërpudha, e cila është përcaktuar të jetë e padëmshme për njerëzit, është përdorur si një burim shërimi në mjekësinë tradicionale kineze për mijëra vjet. Kërpudha zombie, “cordyceps militaris”, e cila është objekt kurioziteti te publiku me serialin “The Last Of Us”, ka bërë që me efektin e filmit të përfliten legjenda të ndryshme në mbarë botën.

Studiuesi i kërpudhave natyrore Naim Güleç, i cili hasi në kërpudha “Cordyceps militaris” në pyll dhe mikologia Selime Semra Erol, e cila kryen kërkime akademike për kërpudhat mjekësore, folën për të panjohurat për kërpudhat zombie, e cila ka një aspekt medicinal.

Cordyceps ka një vend të rëndësishëm në mjekësinë tradicionale kineze për mijëra vjet, për shkak të vetive të saj farmakologjike dhe familja e kërpudhave në të cilën ndodhet, është më e madhja me më shumë se 400 lloje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/09/i-konsumoni-vetem-ne-pice-kerpudhat-mund-te-ulin-mundesine-e-kancerit-ne-prostate-me-17/
https://a2news.com/2020/02/07/ka-jete-ne-reaktorin-e-cernobilit-kerpudha-ushqehet-me-radioaktivitetin-e-tij/
https://a2news.com/2023/03/16/fenomeni-i-cuditshem-ne-turqi-pulat-po-bejne-veze-me-bisht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos