Strukturat doganore në Portin e Durrësit kanë goditur një skemë mashtrimi- kontrabandë, në importin e medikamenteve, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare.
Autoritetet kanë sekuestruar në një automjet 1950 kg medikamente mjekësore kontrabandë të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar. Ato ishin vendosur në 8793 kuti dhe kapin vlerën e 119 mijë eurove.
Vlera e detyrimeve doganore të shmangura për këto mallra kap shumën 2 979 455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8 938 365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11 917 820 lekë.
Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona me iniciale A.B dhe A.P. për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara”. (A2 Televizion)