Një i ri sirian gjendet i pajetë në malin e Moravës në Korçë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 22:20 | Kronikë
Një i ri sirian gjendet i pajetë në malin e Moravës në

Një shtetas 27-vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës në Korçë. Burime për A2 konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin. Burime të siguruara thanë se trupi i pajetë është gjetur mbi fshatin Dishnicë, ç’ka tregon se edhe për uniformat blu shtetasit sirianë të ardhur nga Greqia kanë përdorur shtigjet e kalimit nga fshatrat e Devollit nëpër vargmalin e Moravës për të ardhur në fshatin Dishnicë, e më pas për të kaluar nga Korça në drejtim të kryeqytetit.

Policia nuk bën me dije personat e tjerë me të cilët ka qenë i shoqëruar 27-vjeçari sirian, por ajo çfarë mësohet është se policia është lajmëruar nga bashkëkombës të tij, me të cilët viktima ka udhëtuar nëpër borë në shtigje të panjohura për ta.

Shtetasit sirianë që vijnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë përdorin shtigje të shumta nga Dardha deri në Kapshticë. Çdo ditë mësohet nga Policia jonë kufitare dhe Frontex kapen nga 40-60 shtetas të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos