Edhe pse shpeshherë dëgjojmë për specie të reja kafshësh që studiuesit zbulojnë në thellësinë e oqeaneve ose në guvat më të izoluara të globit, rrallë herë këto kafshë i përkasin specieve të zhvilluara, si për shembull majmunët.
Por pikërisht disa majmunë të panjohur, të ndodhur në Mianmar, u gjendën në një nga zonat më domethënëse të vendit aziatik. Bëhet fjalë për malin Popa, vend i “shenjtë” për mijëra persona që i drejtohen në pelegrinazh manastirit që ndodhet në majën e tij.
Një specie majmunësh të panjohur, languri i Popës, u zbulua në Mianmar, në një nga zonat më domethënëse të vendit aziatik. Një dëshmi e tij ishte e kataloguar rreth 100 vjet më parë në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, por deri më tani atij nuk i ngjasonte asnjë specie ekzistuese Mali Popa, vend i “shenjtë” për mijëra persona që i drejtohen në pelegrinazh manastirit që ndodhet në majën e tij Zona njihej më parë për shumëllojshmërinë e specieve që banojnë, të qeta nga gjahtarët
Zona njihej më parë për shumëllojshmërinë e specieve që banojnë, të qeta nga gjahtarët, në rrethinat e manastirit, por studiuesit britanikë që po studionin zonën u shtangën kur zbuluan disa ekzemplarë të species së re, me bisht të gjatë dhe rrathë të errët te sytë.
Ky nuk është kontakti i parë i këtij majmuni me studiuesit. Një dëshmi e tij ishte e kataloguar rreth 100 vjet më parë në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, por deri më tani atij nuk i ngjasonte asnjë specie ekzistuese, dhe studiuesit mendonin se i përkiste një majmuni të zhdukur prej kohësh.
Në fakt, languri i Popës, siç është quajtur majmuni i sapozbuluar, është një specie që rrezikon seriozisht zhdukjen. Dikur i përhapur në të gjithë Mianmarin, sot mendohet se nuk ekzistojnë më shumë se 200 të tillë, pjesa më e madhe pikërisht përreth manastirit Popa. (A2 Televizion)