
Leo Messi kërkon të largohet që tani nga Barcelona. Humbja 8-2 ndaj Bayern Munchen e zemëroi shumë argjentinasin dhe e vuri në dyshim të ardhmen e tij me katalanasit. Por, sipas mediave argjentinase, ka qenë biseda me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman, ajo që bindi përfundimisht Messin që të largohet.
Sipas “Ole”, holandezi i është drejtuar Messit me këto fjalë: “Nuk ka më privilegje në ekip, duhet të bëjmë gjithçka për skuadrën. Do të jem strikt, duhet menduar vetëm për ekipin”.
Nga këto fjalë, Messi vendosi që e ardhmja e tij tashmë të jetë larg Barcelonës. (A2 Televizion)