Zbutje apo shtrëngim kufizimesh? Macron diskuton izolimin në Francë me Këshillin anti-COVID

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 12:54 | Bota
Zbutje apo shtrëngim kufizimesh? Macron diskuton izolimin në

Presidenti francez, Emmanuel Macron, takoi ministrat e Këshillit anti-COVID, ndërsa qeveria pritet të bëjë një njoftim të rëndësishëm për të zbutur ose ashpërsuar izolimin kombëtar.

Gjatë pasdites, kryeministri, Jean Castex do të mbajë një konferencë për shtyp lidhur me situatën pandemike, dy javë pas bllokimit të vendit. Spitalet franceze janë përballur me një presion në rritje, ndërsa luftohet vala e dytë e COVID-19.

Për të shmangur një kolaps të mundshëm, transferuan pacientë në spitale të tjera në vend dhe në Gjermani. Franca raportoi mbi 35 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orë, duke u bërë shteti më i prekur i Europës me 1.9 milionë infektime në total.

Bilanci i viktimave, që prej shpërthimit të pandemisë, është mbi 42 mijë. Shtrimet në spitale në ditën e fundit ishin mbi 400, ndërsa është në rënie numri i pacientëve që kalojnë në terapi intensive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos