439 viktima, në 24 orë, në Rusi, numri më i lartë që nga fillimi i epidemisë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 09:26 | Bota
439 viktima, në 24 orë, në Rusi, numri më i lartë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi, janë konstatuar 439 vdekje të shkaktuara nga Covid-19. Ky është numri maksimal i regjistruar deri më tani në një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë. Kjo konfirmohet nga Qendra Kombëtare e Operacioneve të koronavirusit.

Zyrtarisht, viktimat e virusit Sars-Cov-2, në Rusi, janë 32,032, ndërsa numri i infektimeve është gjithashtu në rritje të cilat, prej pesë ditësh radhazi janë mbi 20,000, ndërsa dje kishin rënë në 19,851, por sot ato u rritën në 21,608.

Ndërkaq, rastet e Covid-19 të konfirmuara në Rusi që nga fillimi i epidemisë janë 1.858,568. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos