Zelanda e Re “eliminon” koronavirusin, shumë pak raste të reja brenda një dite

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 13:21 | Bota
Zelanda e Re “eliminon” koronavirusin, shumë pak raste të

Zelanda e Re njoftoi të hënën se ka “eliminuar” koronavirusin, duke lehtësuar edhe më tej masat shtrënguese.

Në një konferencë për shtyp, kreu i Shëndetit Publik në Zelandën e Re, Ashley Bloomfield, tha se kishte vetëm 1 rast të konfirmuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit: “Një shifër e tillë na jep besim se kemi arritur qëllimin tonë për eliminimin e virusit”.

Ndërkohë, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se për momentin koronavirusi “është eliminuar”, por vendi duhet të vijojë të tregojë kujdes sepse mund të shfaqen raste të reja.

“Eliminim do të thotë se një ditë mund të mos kemi raste të reja, ndërsa ditën tjetër mund të kemi një numër të vogël rastesh. Kur të kemi raste, nuk do të thotë se kemi dështuar, thjesht do të thotë se jemi në një pozicion që mund t’i menaxhojmë shumë mirë ato pak raste dhe ta mbajmë shifrën të ulët”, u shpreh Ardern.

Sipas Johns Hopkins University, Zelanda e Re ka 1469 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 19 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos