“Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë një testi raketor”

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 10:12 | Bota
“Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë një testi

Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë një testi raketor, sipas një ish-zyrtari të Partisë së Punës së Koresë së Veriut, Lee Jeong Ho, i cili shkroi në gazetën koreano-jugore “Dong-a Ilbo”.

Ditët e fundit po qarkullojnë zëra mbi gjendjen jo të mirë shëndetësore të udhëheqësit koreano-verior, i cili nuk mori pjesë në festën e partisë së tij më 15 prill dhe nuk është parë në publik që atëherë.

“Kim nuk ka qenë në raportimet e testit të 14 prillit dhe nuk ka pamje të lëshimit të raketës, që ndoshta do të thotë se mund të ketë ndodhur një aksident në test”, theksoi ish-zyrtari.

Mediat koreano-veriore nuk kanë dhënë njoftime mbi shëndetin e Kim Jong-un, gjë që ekspertët e kanë konsideruar si diçka të pazakontë. Sipas “Washington Post”, zërat për shëndetin e udhëheqësit të Koresë së Veriut kanë shkaktuar panik në popullatë. Ditët e fundit janë regjistruar blerje në masë ushqimesh dhe pajisjesh elektronike, ndërkohë që helikopterët janë parë të fluturojnë shumë ulët mbi qytete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos