
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, në një bisedë me Elon Musk, shefin ekzekutiv të SpaceX, bëri të ditur se do të marrë një tjetër grup të sistemit Starlink për qytetet e shkatërruara nga lufta.
Në një postim në Twitter, Zelenski bën të ditur se ka biseduar me Musk dhe i shprehu mirënjohjen.
Vetë Musk është shprehur më herët se Starlink, i vetmi sistem komunikimi jorus punon ende në disa zona të Ukrainës, pas pushtimit rus. (A2 Televizion)