Zelensky iu bën thirrje ushtarëve të dorëzohen, videoja e rreme që u bë virale

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 21:08 | Bota
Zelensky iu bën thirrje ushtarëve të dorëzohen, videoja e

Një video e rreme është shpërndarë me shpejtësi në internet, në të cilën shfaqet presidenti Zelensky teksa iu bën thirrje trupave ukrainase që të dorëzojnë armët.

Edhe pse buzët lëvizin në sinkron me audion, koka e presidentit nuk përshtatet dhe gjithashtu zëri nuk tingëllon si i tij.

Një moment nga kjo video u shfaq më herët në faqen e internetit të televizionit ukrainas Ukrayina 24 dhe teksti i mesazhit u transmetua shkurtimisht. Megjithatë, televizioni 24 reagoi zyrtarisht duke thënë se faqja e tij ishte sulmuar nga hakerat.

Për këtë video reagoi dhe presidenti Zelensky, i cili tha se ai mund t’iu bëjë thirrje vetëm trupave ruse që të dorëzojnë armët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos