
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën se po kryen akte çmendurie pasi trupat e saj goditën një fabrikë kimike në përpjekjen për të marrë kontrollin e një qyteti në lindje të vendit.
Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik në një uzinë në Severodonetsk, duke bërë që guvernatori i zonës të paralajmërojë njerëzit të qëndrojnë brenda.
Në fjalimin e tij gjatë natës, Zelensky tha: "Duke pasur parasysh praninë e prodhimit kimik në shkallë të gjerë në Severodonetsk, sulmet e ushtrisë ruse atje, duke përfshirë bombardimet ajrore, janë thjesht çmenduri".
Beteja për Severodonetskin është bërë më intensive ditët e fundit, duke shkaktuar qindra viktima, si nga pala ukrainase ashtu edhe nga ajo ruse. (A2 Televizion)