Zelensky tregon humbjet e Ukrainës në 17 ditët e luftës

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 16:27 | Bota
Zelensky tregon humbjet e Ukrainës në 17 ditët e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, në një konferencë për shtyp në Kiev, ka bërë bilancin e humbjeve të ushtrisë ukrainase në 17 ditë luftimi ndaj trupave ruse.

“Rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus”, tha Zelensky.

Gjithashtu, ai tha se 500-600 trupa ruse u dorëzuan te forcat ukrainase ditën e premte.

Ndërkohë, sipas BBC, trupat ruse që kanë humbur jetën në luftë janë rreth 6000. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/12/zelensky-ushtria-ruse-ka-regjistruar-humbjet-me-te-medha-ne-dekada/

A2 CNN Livestream

Latest Videos