
Erzeni ka hedhur poshtë zërat për një mospjesëmarrje të mundshme në sezonin e ri të Kategorisë Superiore.
Ditën e sotme pati spekulime se për shkak të mungesës së financave dhe kostove të larta të mbajtjes së një ekipi futbolli, presidenca është larguar.
Por, në mbrëmje, klubi postoi në rrjetet sociale një deklaratë ku theksohet se do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm.
“Pas shumë spekulimeve që ka patur së fundmi në opinionin sportiv bëjmë me dije se KF ERZENI gëzon statusin aktual e një prej ekipeve që merr pjesë në “Abissnet Superiore” dhe sezonin e ardhshëm 2023-2024. Një punë e palodhur dhe investim serioz i drejtuesve, do jetë fokusi për vazhdimin në mënyrë dinjitoze në garat elitare të kampionatit shqiptar të futbollit sipas vendimeve që u morën sot nga bordi”, lexohet në deklaratën e klubit nga Shijaku. (A2 Televizion)