Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD, nis numërimi i votave

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 21:34 | Politikë
Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD, nis numërimi i votave

Ka nisur zyrtarisht pas orës 20:30 procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Delegatët me të drejtë vote në Kuvendin e PD votuan për zgjedhjen e 150 anëtarëve të rinj të këtij organi të lartë të partisë.

Procesi i numërimit të votave po zhvillohet në selinë e PD dhe organizatorët kanë mundësuar për të gjithë që ai të ndiqet drejtpërdrejtë në platformat e rrjeteve sociale.

Më herët, Kuvendi vendosi që më 22 maj të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos