
Partia e ish-kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov, rrezikon të humbë zgjedhjet parlamentare, për herë të parë në historinë e saj.
Dy sondazhe të publikuara më 8 korrik, tregojnë se partia “Ka njerëz”, e formuar së fundi nga këngëtari Slavi Trifonov, njëherësh udhëheqës i një programi popullor televiziv, mund ta tejkalojë GERB-in e Borisovit në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut.
62-vjeçari, ka dominuar politikën në Bullgari, që në vitin 2009 duke drejtuar vendin për 12 vjet. Por, zhgënjimi në rritje i popullit lidhur me korrupsionin dhe standardet e ulëta të jetesës po I kushtojnë Borisovit dhe partisë së tij.
’’Shtytësi kryesor për ndryshim në këtë moment është opinion I masës, kundër kultura, pjesë e kulturës alternative në Bullgari që përfaqsohet nga Slavi Trifonov. Kjo është dicka që shkenca politike perëndimore e quan populizëm.”, u shpreh Parvan Simeonov, analist politik.
Pavarësisht rritjes ekonomike që ka tejkaluar 3 për qind në pesë nga gjashtë vjetët e fundit, Bullgaria mbetet vendi më i varfër i Bashkimit Evropian dhe perceptohet si më i korruptuari.
Edhe nëse GERB del përpara partisë së Trifonovit, ka pak gjasa të jetë në gjendje të formojë qeverinë. Votimi I së dielës zhvillohet pasi zgjedhjet e prillit rezultuan në një parlament të fragmentarizuar që dështoi në krijimin e një qeverie të re.
Sipas sondazheve të Alpha Research dhe Gallup International GERB mund të sigurojë nga 20.3 deri në 21.5 për qind të votave, një rënie prej 6% ngazgjedhjet e prillit. Ndërsa partia “Ka njerëz” pritet të sigurojë 21.3 deri në 21.8 për qind të votave, 3% më shumë se në prill. Por, edhe nëse shënojnë rezultate më të mira se në prill, kundërshtarët e GERB-it mund të dështojnë të formojnë qeverinë pas zgjedhjeve. (A2 Televizion)