Zgjedhjet në PE, raporteri për Shqipërinë, Fleckenstein, nuk ia del

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 10:37 | Aktualitet
Zgjedhjet në PE, raporteri për Shqipërinë, Fleckenstein, nuk

Raporteri për Shqipërinë, në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, duket se nuk ia ka dalë të fitojë një tjetër mandat. Lajmin e ka dhënë ai vetë përmes një postimi në “Twitter”, ku politikani gjerman pranon se nuk do të rikthehet në Parlamentin Evropian.

“Unë do të vazhdoj të qëndroj i lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor”, thekson ai. Me largimin e Fleckenstein nga Europarlamenti, duket se edhe Shqipëria do të ketë një raporter të ri gjatë muajve të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos