Zhvarrosen eshtrat e gangsterit të njohur, dyshohet se FBI ka vrarë dikë tjetër

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 18:46 | Bota
Zhvarrosen eshtrat e gangsterit të njohur, dyshohet se FBI ka vrarë

Autoritetet në Indiana të SHBA pranuan një kërkesë për të zhvarrosur eshtrat e gangsterit të njohur të viteve 1930, John Dillinger. Familjarët e Dillinger kishin kërkuar leje për të kryer këtë procedurë pasi dyshojnë se në varrezat e Croën Hill në Indianapolis nuk prehet trupi i gangsterit të njohur, por i dikujt tjetër.

FBI bën me dije se John Dillinger u vra nga agjentët e saj në vitin 1934 në Çikago dhe trupi i tij u vendos në varrezat e kryeqytetit të Indianas. Por nipi i tij, Michael Thompson dhe anëtarë të tjerë të familjes besojnë se FBI vrau njeriun e gabuar në Teatrin e Çikagos në vitin 1934. Ata deklarojnë se kanë prova se personi që ndodhet në varr është i gabuar duke thënë se ai ka pasur ngjyrën e syve ndryshe dhe gjithashtu dhe shenjat e gishtërinjve. FBI i hedh poshtë këto argumente duke i quajtur një teori konspirative.

John Dillinger është një nga gangsterët e njohur të viteve 1930 nga i cili mori frymëzim dhe filmi i fundit i Hollywood “Armiku Publik”. Ai dhe banda e tij akuzoheshin për grabitjen e disa bankave në atë kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos