Këtë të martë gazetari i Ekonomisë Angelo Haruni ka folur në studion e Dita Jonë në A2 CNN për rrugët e reja që janë në proces tenderimi këto kohë. Cilat akse do t’i shtohen rrjetit rrugor dhe si po planifikohen ato? Po ashtu ai ka folur edhe për ndryshime të thella në Portin e Durrësit, që do të zhvendosë disa operacione në Porto Romano. Gjithashtu planet parandaluese për shpëtimin e bankave, si edhe disa zhvillime interesante ekonomike nga bota, që lidhen me pandeminë ishin në fokus të bisedës me gazetarin. (A2 Televizion)
Zhvillimet ekonomike/ Akset e reja rrugore që tenderohen këtë fundvit
