Pronari: Më kërkojnë 24 mln lekë, tritol për herë të dytë në dyqanin e luleve në Tufinë

Nga Igli Çelmeta
16 Nëntor 2026, 13:53 | Kronikë

Brenda dy javësh, i vendoset sërish tritol një biznes dyqani lulesh në zonën e Tufinës, fatmirësisht pa të lënduar por me dëme materiale. Shpërthimi ndodhi gjatë natës dhe u konstatua nga vetë pronari i biznesit 65-vjeçari Asllan Koçi. Ngjarja e parë ka ndodhur më datë 1 nëntor, ku policia nisi edhe hetimet për identifikimin e autorëve të dyshuar, por pa arritur ta identifikojë.

Në dëshminë e dhënë në polici I dëmtuari ka deklaruar se i kërkojnë një shumë parash prej 240 milionë lekësh. Vlera mësohet të jetë krijuar prej djalit të tij që mund t'i ketë në lojra fati.

Madje në polici ka deklaruar se një shumë e ka paguar më parë ndërsa ka theksuar se ndihet i kërcënuar.

Nga hetimet e deritanishme dhe deklarimet e marra, policia ka arritur në përfundimin se pas dy shpërthimeve qëndrojnë konfliktet e djalit të pronarit me disa persona për borxhe nga lojërat e fatit.

Megjithatë në të dy rastet ende nuk ka të shoqëruar për ngjarjet ndërsa ekspertët po hetojnë provat që mund të jenë lënë në vendin e ngjarjes, por dhe kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse ka video të autorit kur është afruar por dhe larguar nga objekti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos