Zhvillohet ceremonia mortore për ish presidentin Chirac

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 22:37 | Bota

Është zhvilluar në Paris ceremonia mortore për ish presidentin Jacques Chirac i cili ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare si pasojë e një sëmundje që vuante prej disa kohësh.

Chirac u varros në varrezat e Montparnasse, aty ku prehet dhe vajza e tij, Laurence, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2016. Ceremoninë pranë vendit të varrit të Napoleonit e udhëhoqi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Dhjetëra liderë botërorë dhe ish udhëheqës të famshëm morën pjesë në ceremoninë në nder të presidentit Chirac. Të pranishëm ishin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë ceremoni mortore ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos