
Mbahet sot në 21 komuna të Republikës së Kosovës, raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetar. Procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës mbahet në: Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.
Sipas listës përfundimtare të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është: 1 milion e 260 mijë e 571 votues.
Sipas KQZ-së janë hapur të gjitha vendvotimet në 21 komunat dhe votimi ka filluar qendra votimi me gjithsej 1,638 vendvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. (A2 Televizion)