Zhvlerësimi i Lirës, Erdogan thirrje turqve: Investoni valutën dhe arin tuaj

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 08:10 | Bota
Zhvlerësimi i Lirës, Erdogan thirrje turqve: Investoni valutën

Shkarkimi nga puna i guvernatorit të bankës turke nga presidenti Erdogan solli edhe një dëm të madh në ekonominë e vendit, pasi lira turke u zhvlerësua me 20 për qind.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj situate,  Erdogan përdori popullin, të cilit i kërkoi që të investonte në vend të gjithë valutën e huaj dhe arin që zotëron.

“Mos i besoni ata që thonë se ne jemi të mbaruar, se jemi mbytur apo se po vdesim. Ne do të qëndrojmë të fortë përballë tallazeve”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos