Zjarr në afërsi të ish-depove të municioneve ushtarake në Gjirokastër

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 16:06 | Kronikë
Zjarr në afërsi të ish-depove të municioneve ushtarake

Vihet nën kontroll zjarri në ish-depot e armatimit ushtarak në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve dhe punonjësve të Agjencisë së Pyje-Kullotave në Bashki, ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë, duke mos u avancuar në drejtimin perëndimor të zonës çka do të përfshinte edhe pyjet.

 Policia e Gjirokastrës, ndërkohë është vënë në ndjekje të zjarrvënësit.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos