Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Zërvaskë.
Sikurse njoftohet, janë përplasur dy mjete ndërsa kanë marrë dëmtime të lehta dy persona.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të automjeteve. (A2 Televizion)