Kishin mbjellë 600 rrënjë kanabis në Selenicë, 3 të arrestuar

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 10:03 | Kronikë
Kishin mbjellë 600 rrënjë kanabis në Selenicë, 3

Policia e Shtetit arrestoi 3 persona në zonën e Selenicës në Vlorë për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacioni “Otima” u arrestuan në kushtet e flagrancës Ferdinant  Llanaj, 43 vjeç, banues në Selenicë me pseudonimin "Robi", Dritan Begaj, 54 vjeç, banues në Vlorë dhe Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.

Gjatë kontrollit në territorin e banesës së Ferdinant Llanaj u gjetën rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël kanabisi e gatshme.

Gjithashtu këtyre shtetasve iu sekuestruan 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos