Zjarr në kullota, tymi mbulon Orikumin

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 16:10 | Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në Orikum këtë të martë, duke djegur dhjetëra hektarë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Ndërsa tymi i madh ka mbuluar Orikumin.

Zjarrfikëset e Vlorës nuk mund të ndërhyjnë për shkak se zona është moçalore. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po mbikëqyr situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos