Zjarr në një kazermë ushtarake në Armeni, 15 viktima

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 07:45 | Bota
Zjarr në një kazermë ushtarake në Armeni, 15 viktima

Të paktën 15 ushtarakë armenë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në kazermat ushtarake. Zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit me orën lokale, në një kazermë të xhenierëve dhe snajperëve të ushtrisë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Armenisë, duke shpjeguar se zjarri ka shpërthyer për arsye që ende nuk janë përcaktuar, ndërsa ushtarët e plagosur janë në gjendje kritike.

Kazermat ndodhen në territorin e fshatit Azat, në zonën e Gegharkunikut, rreth 80 kilometra në lindje të kryeqytetit Jerevan.

Gushtin e kaluar, një shpërthim shkaktoi një zjarr në një treg të ngarkuar në kryeqytetin e Armenisë Jerevan, duke vrarë dhjetëra njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos