9 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në terapinë intensive të një spitali COVID në Rumani. Kjo është hera e tretë në më pak se një vit, që një strukturë spitalore përfshihet nga flakët ne këtë vend.
Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët në qytetin lindor të Konstanta rreth orës 8 të mëngjesit dhe dhjetëra pacientë u evakuuan dhe transportuan në zona të afërta.
9 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në terapinë intensive të një spitali COVID në Rumani Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët në qytetin lindor të Konstanta rreth orës 8 të mëngjesit Më shumë se 12 mijë pacientë, përfshirë 315 fëmijë po trajtohen në spitalet rumune për COVID-19 Në muajin shkurt, një zjarr vrau 4 pacientë me koronavirus në kryeqytetin Bukuresht, ndërsa në nëntor, 10 vetë humbën jetën në një tjetër incident
Më shumë se 12 mijë pacientë, përfshirë 315 fëmijë po trajtohen në spitalet rumune për COVID-19, rreth 1300 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Në muajin shkurt, një zjarr vrau 4 pacientë me koronavirus në kryeqytetin Bukuresht, ndërsa në nëntor, 10 vetë humbën jetën në një tjetër incident të ngjashëm në Piatra Neamt. (A2 Televizion)