
Vatrat e zjarreve të rëna në Gjirokastër në ditët e para të muajit gusht shkaktuan dëme të konsiderueshme jo vetëm ekonomike, por edhe njerëzore.
Fatkeqësisht në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër humbën jetën nga zjarret çifti i bashkëshortëve, Andrea dhe Tatjana Haxhiaj.
Tani që situata është vënë nën kontroll Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote ka bërë publike bilancet e kësaj situate.
Ndërkohë situata e vatrave të zjarrit në vend vijon të jetë shqetësuese në disa qarqe, ku më problematiket vijojnë të jenë vatrat në Majën e Rrunës në Kukës, ku vatra është aktive prej më shumë se dy javësh si dhe në Mirditë në fshatrat Katund i vjetër dhe Munellë. (A2 Televizion)