Zjarri i qëllimshëm djeg 5 ha me pemë frutore në Devoll

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 11:23 | Aktualitet

Ndonëse temperaturat janë ulur ndjeshëm, vatrat e zjarrit ende vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha në vendin tonë.

Një e tillë, që mendohet të ketë qenë e qëllimshme, është regjistruar mëngjesin e së dielës në fshatin Baban të bashkisë Devoll.

Sipas raportimeve flakët kanë djegur rreth 5 hektarë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë, ndërkohë që pas disa orësh zjarri është vënë në kontroll.

Dëmi që shkaktoi zjarri është i konsiderueshëm, ndërsa policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos