Zona e sigurisë në Siri, qytetarët i presin me gurë, forcat turke i qëllojnë me armë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 19:46 | Bota
Zona e sigurisë në Siri, qytetarët i presin me gurë, forcat

Tensione në zonën e sigurisë në veri të Sirisë. Patrullat e ushtrisë turke janë qëlluar me gurë në qytetin Kobani nga banorët. Ndërsa kundërpërgjigja e forcave të Ankarasë ishte e ashpër duke përdorur kryesisht armë zjarri.

Denoncimi erdhi nga Observatori Sirian, një organizatë humanitare me bazë në Britaninë e Madhe. Sipas këtij grupimi, në këtë incident kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Incidente të tilla janë hasur shpesh në qytetet siriane afër kufirit me Turqinë, por kjo ishte hera e parë që ushtria turke kundërpërgjigjet me armë. Ankaraja zyrtare reagoi për këto akuza duke theksuar se ushtarët patrulluan me kujdes duke mos dëmtuar jetët e civilëve, pavarësisht provokimeve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos