Zëvendëskryeministri i Belgjikës, njëkohësisht dhe ministri i Drejtësisë, Koen Geens është filmuar duke vendosur një maskë në ballë dhe mbi sytë, në një video që pushtoi rrjetin gjatë fundjavës.
Geens po vizitonte një rrobaqepsi në qytetin e Wijgmaal, ku vullnetarët kishin bërë 35,000 maska për të ndihmuar në përballjen e mungesës së pajisjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Fatkeqësisht duket që ai nuk kishte veshur një maskë më parë dhe kishte nevojë për disa udhëzime se si ta vinte atë.
Mënyra më e mirë është vendosja e maskës mbi hundë dhe gojë dhe tërheqja e dy rripave në të njëjtën kohë prapa veshëve.
Në një incident të ngjashëm u përfshi disa ditë më parë dhe presidenti i Afrikës së Jugut Cyrlil Ramaphosa, i cili gjithashtu nuk ia kishte idenë si vendosej maska. (A2 Televizion)