Zyrtare | Venecia për Metën: Tejkalim i mundshëm kompetencash, por jo për shkarkim

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 17:09 | Aktualitet

Zyrtarizohet opinioni final i Komisionit të Venecias mbi çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Ndër të tjera, në konkluzionet e raportit thuhet se “Ne përgjigje të kërkesës për një mendim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se, në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e Qeverisjes vendore, vetëm në një situatë që plotëson e kushtet e një situate të jashtëzakonshme. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike – ad-hoc – për të shtyrë zgjedhjet. Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat elektorale të njohura nga konventat për të drejtat ndërkombëtare të njeriut”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos