Zyrtarizohet shkëmbimi. Arthur te Juve, Pjanic klauzolë 400 milionë euro te Barça

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 17:50 | Futboll
Zyrtarizohet shkëmbimi. Arthur te Juve, Pjanic klauzolë 400

Arthur Melo është zyrtarisht lojtar i Juventusit, ndërkohë që edhe Barcelona prezantoi Miralem Pjanic. Shkëmbimi i bujshëm u konkretizua, me klubet që konfirmuan blerjet e reja.

Për të afruar Arthur, kampionët e Italisë investuan 72 milionë euro, plus 10 bonus. Ndërkohë, për transferimin e Pjanic, Barcelona pagoi 60 milionë euro, të cilave u shtohen edhe 5 milionë euro bonus.

Në kontratën e boshnjakut në "Camp Nou" është vendosur edhe klauzolë largimi për 400 milionë euro. Me këtë manovër në merkato, të dy klubet përmirësojnë bilancet financiare: Juventusi me rreth 42 milionë euro, ndërsa Barcelona me afro 50 milionë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos